| Friends of Bosnia Home Page |

Pytjet a Shpeshta (FAQs)
Çka është Konkursi për shpërblimin “Ura e Vjetër” (“Stari Most”)?
Çka është Ura e Vjetër?
Kush mund ta banë kandidimin për shperblim?
Kush mund të propozohet?
Sa shpërblime mund të dhurohen?
Kush e perbën jurinë?
Cili është afati i fundit për paraqitje?
Cilat janë kriteriumet për ta pranuar çmimin?
Çka do të pranojnë fituesit?
Përjashtimet
Vlerësimi
Antarët e Jurisë
Njoftimi
Kontakti

Çka është Konkursi “Ura e Vjetër”?
Eshtë shpërlblim i cili ipet nga “Friends of Bosnia”/”The Center for Balkan Development” (FOB/CBD) individëve te cilët kanë dhënë kotribut të jashtezakonshëm në drejtim të arritjes së paqës, vendosjës së mardhënjeve te shëndosha, zhvillimit ekonomik dhe vendosjës së sigurise afat-gjate në territorin e ish-Jugoslavisë. Ky është viti i parë i dhurmit të shpërblimeve.

Çka është Ura e Vjetër?
Ura e Vjetër (“Stari Most”), me shekuj ka lidhë bregun e lindjës me ate të perëndimit të lumit Neretva në Mostar. Lidhte Qytetin e Vjetër, nga ana lindore të lumit, me qytetin e ri nga ana tjetër e lumit. Me gjenerata të tëra Ura e Vjetër simbolizonte Bosnën çë përmbante Muslimanët, Çifutet, Kroatët Katolike, dhe Serbët Ortodoks. Ura është projektuar dhe ndërtuar nga arkitekti Otoman Mimar Hajrudin me 1566, gjatë periudhës kur sundonte sulltani Sylejmani i Mrekullueshëm, dhe atebotë ishte ura e gurit më e madhe e atij lloji në botë.

Ura mbijetoji sulment me granta dhe raketa gjatë betejave të para të Mostarit me 1992, kur ishte cakë i sulmeve të forcave të armatosura Jugosllave të udhëhequra nga Serbët që lufonin forcat mbrojtëse Kroate dhe Boshnjake. Vitin e ardhshëm ura i përjetoi me muaj të tëra sulmet me granata te forcave të armatosura të Kroateve Boshnjak (HVO). Kur në fund u rëzua me 9 Nëntore, 1993, pasi ishte sulmuar nga tanksi i HVO nga afërsia, ushtarët shtinë në ajër duke shprehur gëzimin e shkatërrimit të urës që simbolizonte lidhjën dhe iden e Bosnës shumë-etnike.

Fondacioni per Rikonstruimin e Urës së Vjetër dhe Qytetit të Vjetër (poashtu të quajtur “Stari Mostar Foundation”, ka pranuar planin financiar të propozuar nga arkitekti Mostaras Amir Pashiq sipas të cilit as një grupacion individualisht nuk do të paguan per rikostruimin e urës. Sipas planit të tijë puna do të financohet nga donatorët e shumëfisht te cilët, në mënyrë që të marin pjesë, duhet të kontribojnë në koston e rikonstruimit të pjesve të shkatruara ose të dëmtuara të Qytetit te Vjetër. “Premjen dhe vendosjen e elementeve të gurit të urës,” Pashiq tha, “do të finacohet nga populli i Mostarit. Ne do ta bëjmë këtë pasi Mostari është qyteti jonë, dhe ura është e jona”.
(shkoqitur nga : www.archaeology.org/9801/abstracts/bosnia.html)

Kush mund ta banë kandidimin për shpërblim?
Çdo kush mund ta banë kandidimin nëpërmjet internetit duke plotësuar formën. Format dhe instructionet gjinden në ëeb faqën e “Friends of Bosnia”/”The Center for Balkan Development” në: www.vizcom.org/starimost. Nuk ka kufizime në numrin e personave që mund të kandididojnë një indvidë. Kandidatura duhet të bahet në gjuhën Angleze.

Kush mund të propozohet?
Kandidatët mund të jenë nga territori i ish Jugoslavisë ose prej çdo vendi tjetër. Shpërblimi mund të ipet “post-mortum” por kandidati duhet ta ketë berë kotributin për të cilën është kandiduar pas 1 Janarit, 1991.

Sa shpërblime mund të dhurohen?
Komisioni do ti shpërblejë 4 deri në 6 individë, në bazë të vlersimit të vetë. Jo më shumë se 2 çmime mund të dhurohen “post-mortum”.

Cili është afati i fundit për paraqitje?
Afati i fundit për pranimin e kadidatëve është: 26 Korrik, 2004.

Cilat janë kriteriumet për ta pranuar çmimin?
Kandidati duhet ketë demonstruar guxim të jashtëzakonshëm, perqëndrim, vullnet dhe efikasitet në punë drejt arritjës së paqës, vendosjës së mardhënjeve të shëndosha, zhvillimit ekonomik, OSE vendosjës së sigurise afat-gjate në territorin e ish-Jugoslavisë. Përshkrimi i kandidatit duhet të jetë sa më i perpiket dhe konkret lidhur me të arriturat.
Komisioni nuk do të vendosë paraprakisht një numer të caktuar të kadidateve lidhur me kategorite e emëruara, nga ana tjetër Komisioni do të tentojë që shperblimet te përfshijnë individë të cilët u përkasin grupeve të ndryshme etnike, të gjinisë së ndryshmë, si dhe kategorive të ndryshme.

Çka do të pranojnë fituesit?

  • Fituesit do ti paguhen harxhimet e fluturimit deri në Boston për ta pranuar dhuratën.
  • Në ceremoninë festive fituesit do të pranojnë dekoratën e graviruar.
  • Fituesit do ta kenë emrin e tyre të gdhendur në monumentin e përhershëm në Bosne.

Përjashtimet
Anëtarët e jurisë nuk mund të kandidohen.

Vlersimi
Vlerësimet e Jurisë janë finale.

Njoftimi
Emrat e fituesve do të postohen në FOB/CBD web-faqën me 1 Shtatorë, 2004. Fituesit do të njoftohen me email – nëse kanë adresë të email-it, dhe me postë.

Kontakti:
Për çfardo pyetje në lidhje me Konkursin “Ura e Vjeter”, ose për ndihmë teknike lidhur me përdorimin e web- faqeve, ju lutemi na dërgoni email në [email protected]

Antarët e Jurisë:
Bruce Hitchner: Projekti “Dayton Peace Accords”, Univeristeti i Tufts
Cynthia Simmons: Profesor, Boston College
Ellen Elias-Bursac: Instruktor i Gjuhëve Sllavike, Univeristeti i Harvard-it
John Shattuck: CEO, John F. Kennedy Library
Paula Green: Director, Karuna Center for Peacebuilding, Amherst, MA
Sheri Fink: FOB Anëtar i Bordit dhe autor i "War Hospital"
Stephen Walker: FOB Anëtar i Boardit dhe ish-drejtor i “Action Council for Peace in the Balkans”
Susannah Sirkin: Zëvendës Drejtor, “Physicians for Human Rights”
Westy Egmont: Drejtor Ekzekutiv, “International Institute of Boston”
Danis Tanovic: Regjisorë i "No Mans Land" dhe Kryetar i Jurisë
Veton Kepuska: Anëtare e Boardit, “Friends of Bosnia/Center for Balkan Development”
Glenn Ruga: Drejtor, “Friends of Bosnia/Center for Balkan Development”
Ria Kulenovic: Anëtare e Bordit të "Women's Commission for Refugee Women and Children"
Mary Ellen Keough: Anëtare e Boardit, “Friends of Bosnia/Center for Balkan Development”